Zeka për Dugollin: Krejt privilegjet i ke nga Thaçi e Kadri Veseli se kishe mbetë tu fishkëllu në kryq të Komoranit

Në një shkrim të postuar në rrjetin social Facebook, gazetari Milaim Zeka duke trajtuar temën e diskutimit të dy deputetëve për rastin e Kumanovës, ku ka reaguar lidhur me postimin e Enver Dugollit në Facebook.

Zeka ka ndërhyrë nga sulmi që ja bën Dugolli Blerta Deliut, duke ja rikujtuar Dugollit se ishte Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ata që ja dhanë çdo privilegj të mundshëm atij.

Zeka i ka dalur në mbrojtje Deliut duke thënë që e njejta ishte keqinterpretuar.

Postimi i Enver Dugollit:

Të shfrytëzosh foltoren e Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe besimin e qytetarëve që ta kanë dhënë për t’i përfaqësuar dhe në të njëjtën kohë të fyesh dhe njollosësh qytetarët tuaj (shumica prej tyre luftëtarë lirie) për terroristë, është më shumë se TURP!

Postimi i Milaim Zekës:

Blerta Deliu – tabela qitese per Kumanoven

Blerta Deliu, nga Rezalla e Drenices, krejte fshatin e saje e ka te mbushur me varreza te shkaktuara nga forcate serbe. Dhe jo vetem ne luften e fundit.

Kjo deputete, ne reagim e siper ndaje Albulena Haxhiut, beri nje krahasim jo te duhur, por qe me vone, ne nje bisede me mu, ka sqaruar se, me shume kishte folur ne nje situate hipotetike, duke menduar se sikur ministrate perendimor ta perdornin ligjiken e saje, “edhe ajo ka njereze te akuzuar per terrorizem”! Blerta kishte harruar se vet Albulena eshte e akuzuar nga Gjykata e Kosoves per hudhje gazi ne parlament.

Albulena Haxhiu, nuk ka lane njeri pa akuzuar si kriminel, duke filluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, dhe plote te tjere. Te gjithe shoke dha bashkepunetor te Ahmet Haxhiut, babgjyshit te Albulenes.

Pastaj kur po i shohe do ish shoke te mi qe po i turren Blertes, çifti i Enverit, po me vjen me dale lakuriq perpara Grand Hotelit, e me e mate intelegjencen e trurit te kokes se vogel.

Enveri mendon se Kosova eshte sa Londra e Parisi, dhe nuk e dime qe çdo privilegj ne jeten e tij te paslufte, e ka pikerisht nga Hashim Thaçi, dhe Kadri Veseli. Sikur nuset naten e pare te marteses u ka bere temena, perndryshe kish mbete tuj fishllu ne kryq te Komoranit, e tuj hanger thonjte me dhembe, si shume ish te burgosur e ish luftetar te tjere.

Mbase Hashimi dhe Kadria po i lajne mekatete e bamiresise me ata qe nuk kane merituar…!!!!

Vazhdoni me sha Blerten, se me punet e shtetit dhe te Kuvendit, fet e keni ba. Me çka tjeter doni me fitu vota perpos me budallaki!!!

Me pas ju hallin e Kumanoves moti e kishi detyru Albin Kurtin dhe Zoran Zaevin me rihap rastin, edhe mu liru ata djem te pafajshem qe po mbahen ne burgjet maqedone. Vrasjet ne Kumanove i ka shkaktuar Nikolla Gruevski me aleatet e tije ne Maqedoni, Kosove, dhe Shqiperi!!!