Zeka: NISMA drejtë humnerës

Deputeti i Nisma Social Demorkate Milaim Zeka përmes një postimi në facebook, ka thënë se partia e tij është drejtë një humnere.

Sipas tij Nisma, është parti e cila ka më shumë pushtet e ministri se sa partia e Kryeministrit Haradinaj.

Ngjajshmëri e Nismës i sheh sikurse shkolla e tij fillore në fshatin Abri e cila sipas tij “Me e shiku ate shkolle aq te bukur, po tani tersisht te demoluar, vjen ne perfundim se bash kjo shkolle eshte sinonim i Komunes, po edhe Nismes, qe mbane Ministrine e Arsimit. Ne mos asgje tjeter, eshte dashur qe ajo godine shkollore te kthehet ne qerdhe, ose institucion parashkollor”, ka shkruar ai në facebook.
Ja postimi i plotë:

NISMA drejte humneres
Nisma, parti e cila ka me shume pushtet e ministri se sa partia e Kryeministrit Haradinaj, ashte ba bash sikur ajo shkolla e fshatit tim Abri, e cila u mbyll nga Komuna e Drenasit.
Me e shiku ate shkolle aq te bukur, po tani tersisht te demoluar, vjen ne perfundim se bash kjo shkolle eshte sinonim i Komunes, po edhe Nismes, qe mbane Ministrine e Arsimit. Ne mos asgje tjeter, eshte dashur qe ajo godine shkollore te kthehet ne qerdhe, ose institucion parashkollor.
Nje zevendesminister i Nismes, i cili vjen nga ky fshat, ne vend qe ta ngrise zerin ne mbrojteje te kesaj shkolle, per turpin e tije te madh, merret duke shpernda rrena neper fb kunder atyre qe nuk mendojne si shefat e tije, te cilet e konsiderojne vetem nje rregezine te opingave te qkyera…
Hipokritet e tille, perpos shkolles, jane duke e hudhur ne humnere partine te cilen e kane strehe te zhvatjes dhe perfitimit personal!