Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Astana, për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) që do të mbahet nesër në kryeqytetin e Kazakistanit.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Kremlinit, e cituar nga agjencia Tass.

Putin ka planifikuar takime dypalëshe me homologun e tij kinez Xi Jinping dhe homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan sot në Astana, tha dje këshilltari i presidentit rus për politikën e jashtme Yuri Ushakov, cituar nga agjencia e lajmeve Ria Novosti.