Zeka i pakënaqur me ofertën e Dritës për Jasharin, thumbon klubet kosovare

Drita ka kohë që po vëzhgon mesfushorin Muharrem Jashari.

Megjithatë ai ka ende kontratë valide me Trepçën ’89 dhe nuk mund të largohet pa dakordin e ekipit mitrovicas.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka deklaroi se Drita ka bërë ofertë zyrtare por nuk është i kënaqur me të.

“Për Muharremin kemi interesim nga disa klube, prej Kosovës, Shqipërisë, Turqisë e Qipros. Edhe Drita ka dërguar ofertë por nuk jam i kënaqur. Lojtari ka edhe një vit kontratë me ne dhe së shpejti do të vendosim. Përpos përqindjes në karton që është normale, kërkojmë edhe dëmshpërblim. Klubet tek ne nuk janë mësuar ende si bëhet kjo punë, nuk janë të aftë me qit asnjë lojtarë me emër jashtë Kosovës. Unë kam transferuar disa lojtarë jashtë. Por do të mësohen më vonë se si bëhet kjo punë” deklaroi Zeka për Indeksonline.

Nga Trepça ’89 shumë futbollistë kanë depërtuar në Evropë gjatë viteve të fundit. Florent Hasani, Rron Broja, Arb Manaj, Bismark Charles etj.