Zeka: Hoxha e Lumezi të tregojnë se kush iu dha urdhër për fletarrestin dhe heqjen e tij ndaj Radoiçiqit

Ish-deputeti Milaim Zeka e ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhërarrestit ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Sipas Zekës, Radoiçiq nuk ka gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, teksa thotë se ish-prokurori Sylë Hoxha duhet të jap llogari se kush e ka dhënë urdhër ta shpallë fletarrestin për të.

Gjithashtu thotë se edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi duhet të tregojë se kush i ka dhënë urdhër t’ia heq fletarrestin.

Postimi i tij i plotë:

Rreth Radojqiqit dhe fletarrestit

Per Radojqiqin kam pas fole edhe ne foltoren e Kuvendit te Republikes te Kosoves. Kam pas thane se ai as neper hava nuk lidhet me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Ka qene nje lufte e pist ne mes disa lidereve politik te krahut te luftes se kush po bahet ma jaran me Radojqiqin. Madje i kane shku edhe ne shtepi ne veri. Mirepo Syle Hoxha, ish prokurori, duhet me dale me tregu se kush i ka dhane urdher me ja shpalle fletarrestin?! Edhe Aleksander Lumezi duhet me tregu se kush i dha urdher me heqe urdherarrestin?! A mos ishte pazari dosjeve ne mes? Kush nga pala shqipetare ka ba lufte per me pas nen kontroll Listen Serbe? A mos eshte kjo lufte me i sabotu institucionet ne formim e siper?!!!

Koha ka me e heqe peten e laknorit, edhe kane me u zbulu te gjitha…

Ata qe marrin vesh, boll per kete here…!!!