Zëdhënësi i VV-së komenton ‘rastin Berishaj’, e lidh pak me zgjedhjet në Slloveni, Korenë e Veriut dhe Viktor Orbanin e Hungarisë

Zëdhenësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka nëpërmjet një postimi në Twitter ka komentuar skandalin financiar që ka ndodhur në Slloveni e skandal në të cilin mendohet të jetë i përfshirë, sipas raportimeve, madje si njeri kryesor edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në këtë shkrim të tij në Facebook, Manxhuka thotë se ky skandal ka të bëjë edhe me zgjedhjet atje, ndërsa gjithashtu thotë se publikimin e aferës s’e ka cituar asnjë medium serioz – e mediumin TV Planet e lidh me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Ai më tutje, vazhdon se presidenti slloven, Jansha është i lidhur me liderët autokratë të botës.

“Mbajmë mend kur portali slloven ‘Necenzurirano’ nxori dokumentin e idesë së të ashtuquajturit ‘Shkëmbim Territorial’ apo ndarjes së Kosovës ku theksohej iniciativa e Janshës në këtë drejtim në ndihmë të liderëve e ish-liderëve të Kosovës e Serbisë.”, ka shkuar Manxhuka.

Ky është postimi i tij:

Edhe për faktin që kam jetuar një kohë në Slloveni gjithnjë ndjek zhvillimet politike atje. Dje ishte përballja e fundit e kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 24 prillit 2022.
Aktualisht gara kryesore po zhvillohet mes subjektit të ri ‘Lëvizja për Liri’ të Robert Golob dhe kryeministrit aktual Janez Jansha. Aktualisht në të gjitha matjet prin Golob, madje me këtë lidhet i gjithë sikleti i kinse aferës. Një fakt edhe më interesant bëhet që pothuajse asnjë medium serioz nuk e ka cituar publikimin e asaj ‘afere’ pos TV Planet me pronar hungarez, për të cilin në Slloveni flitet për afërsinë e tij me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.
Dje, të gjitha subjektet e mëdha në Slloveni kanë mbajtur konferencë për media me ku deklaruan se do të bashkëpunojnë së bashku dhe asnjëri nuk do të bëjë koalicion me Janez Jansen, që ata e sulmojnë si autocrat, madje në debatin e fundit mbrëmë Luka Mesec nga partia ‘Levica’ theksoi që Jansha krahas Kim Yong e ka futur Slloveninë në linjë me Korenë e Veriut që nuk i uroi për kohë të gjatë fitoren Biden-it në ShBA. Në Slloveni tashmë ka një konsensus për keqorientimin e Janshës me liderët autokrat.
Mbajmë mend kur portali slloven ‘Necenzurirano’ nxori dokumentin e idesë së të ashtuquajturit ‘Shkëmbim Territorial’ apo ndarjes së Kosovës ku theksohej iniciativa e Janshës në këtë drejtim në ndihmë të liderëve e ish-liderëve të Kosovës e Serbisë.
Të gjithë ata që kuptojnë sllovenisht në linqet më poshtë gjejnë konferencën e Robert Golob pas prentendimeve nga media të Janshës, ndërkohë po ashtu gjeni më poshtë konferencën e përbashkët anti-Jansha të subjekteve kryesore në Slloveni.

https://www.24ur.com/…/golob-o-svojem-premozenju.

htmlhttps://www.24ur.com/…/opozicijske-stranke-bodo-pred…


Po ashtu, kompania GEN-I sllovene që ka përfaqësi në gjithë Evropën nuk ka asnjë lidhje me kompaninë serbe GENEX.