Zëdhënësi i Qeverisë në vend se t’iu kthej përgjigje gazetarëve, i sulmon rëndë mediat

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në vend që t’iu kthej përgjigje gazetarëve, ai po i vazhdon sulmet ndaj mediave.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu ka gjetur kohë t’i komentojë dy lajme, duke shkruar se nuk mund ta quajë portal të Kosovës njërën prej mediave më serioze në vend.

“Shihni si e trajton Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin e Serbisë, ky portal në Kosovë. Natyrisht, nuk po mund të them: portal i Kosovës”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i tij:“Shihni si e trajton Kryeminitrin e Kosovës dhe Presidentin e Serbisë, ky portal në Kosovë. Natyrisht, nuk po mund të them: portal i Kosovës”./Demokracia.com/