Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pak më parë, duke sqaruar se në intervistën e kryetarit Haradinaj dhënë për A2CNN, gabimisht është cituar se “për 100 ditë Kosovën do ta anëtarësoj në NATO.”

“Kryetari Haradinaj as nuk e ka thënë dhe as nuk e ka menduar këtë, pasi deklarata e tij është tërësisht keqinterpretuar. Në video, qartazi është shprehur që në 100-ditëshin e parë do të nisë me Planin Aksional për Anëtarësimin në NATO. Si zyrë për informim, ju kemi dërguar videon me deklaratën e saktë të Kryetarit Haradinaj, por, fatkeqësisht, disa portale vazhdojnë të publikojnë këtë titull të pasaktë”, ka thënë Xhemaili. /Ballkani.info/