Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe dhe presidenti i partisë “Srce”, Zdravko Ponosh, ka komentuar incidentin në protestat në Serbi dhe e ka ftuar në përgjegjësi Aleksandar Vuçiqin.
Ponosh ka shpërndarë një artikull në media ku thuhet se Ministria e Brendshme e Serbisë ka përdorur një top zanor në protesta, gjë që ka shkaktuar panik te qytetarët, transmeton Ballkani.info.
“Ju keni përdorur një top zanor. Ju qëlluat mbi qytetarët ndërsa ata po bënin homazhe në heshtje për viktimat e regjimit tuaj. O njeri, ju qëlluat mbi njerëzit që protestonin në mënyrë paqësore. Ju nuk mund të duroni. Kjo është paqja, stabiliteti juaj!”, tha Ponosh.
Topi zanor përfaqëson një “armë jovdekjeprurëse” që lëshon një ton tingulli në decibel të caktuar që irriton organet e dëgjimit, duke shkaktuar çorientim dhe panik. Gama e pajisjeve të tilla varion nga 300 deri në 4000 metra, dhe megjithëse prodhuesit sigurojnë se ato nuk janë të dëmshme për shëndetin, ato janë të ndaluara në një sërë vendesh.
Frekuenca e funksionimit të këtyre pajisjeve për qëllime policore është afërsisht 136 decibel, me veshin e njeriut zakonisht në gjendje të përballojë një nivel presioni të zërit prej 120 dB përpara se të përjetojë dhimbje, megjithëse këshillohet që të vendosen tapa mbrojtëse kur ekspozohen ndaj çdo zhurme më të madhe se 90 decibel. /Ballkani.info/







