Programi i njohur analit gjerman i ka shokuar shikuesit e tij kur në vikend e ka publikuar një lajm të rremë se forcat ruse kanë hyrë në vendet baltike.
Nuk është e qartë se a është bërë kjo në mënyrë që të gjenden në qendër të vëmendjes, apo qëllimi është që të bëhet një lloj propagende.
“Bashkë me aleatët evropianë dhe gjermanë, ushtria amerikane momentalisht po niset me këmbësori, nga ajri dhe nga deti në mënyrë që të arrijë në Estoni dhe t’i largojë forcat ruse që e kanë sulmuar këtë shtet, ashtu siç kanë bërë me Krimenë”, ka thënë moderatori gjerman në televizionin publik ZDF, Klaus Kleber, transmeton Ballkani.info.
Dhe derisa miliona shikues u tronditën me atë që ndodhi, moderatori në fund bëri të ditur se e gjithë kjo ishte një shaka.
“Mos u brengosni. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është vetëm fantazi, por edhe skenar shumë real, apo jo?”, ka thënë ai.
Kleber ka theksuar se ky lajm është publikuar në mënyrë që njerëzve t’ju bëhet me dije se lufta është e pashmangshme dhe se Gjermania do të duhet të mbrohet dhe t’i mbrojë aleatët e saj siç është Estonia. /Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=nwhg9Ll1_OY







