Zbulohet skandali: Policia britanike zbulon sesi finalja e Euro 2020 ishte buzë dështimit

Finalja e Kampionatit Evropian 20202 mes Italisë dhe Anglisë ishte në rrezik të shtyhej për shkak të tifozëve pa bileta që u futën dhunshëm në stadiumin Wembley, ka thënë Policia Metropolitane.

Rojet e sigurimit në Wembley nuk ishin në gjendje t’i parandalimin tifozët nga futja e dhunshme brenda stadiumit përmes pengesave të sigurisë, pak orë para se të niste finalja.

Në përgjithësi, 26 njerëz u arrestuan në stadium dhe zëvendësndihmës komisionarja, Jane Connors, e ka lartësuar policinë për reagimin e tyre që ndeshja të zhvillohej sic u përcaktua.

Në një komunikatë për media, Policia Metropolitane ka thënë: “Të dielën, për herë të parë në 50 vitet e fundit, Anglia ishte kualifikuar në finale të një turneu të madh ndërkombëtar në futboll. Kjo duhej të ishte një ditë e krenarisë kombëtare, plot festë”.

“Megjithatë, ajo u prish fatkeqësisht nga një pakicë e tifozëve të dhunshëm dhe të çrregullt, të cilët u përpoqën ta grabisnin finalen për përfitimin e tyre egoist.”

Connors ka thënë se zhvillimi i finales të dielën do të dështonte sikur mos të ishte për ndërhyrjen e shpejtë të policisë.

Connors theksoi: “Nuk e pranoj dot se operacioni i policisë dështoi dhe iu qëndroj vendimeve të vështira që i morën oficerët e policisë dhe komandantët e Policisë Metropolitane për rendin publik. Pa ndërhyrjen e tyre të shpejtë, ka mundësi që ndeshja do të dështonte”.