Zbulohet plani sekret rus që përmes Millorad Dodik të legalizojnë ikonën e vjedhur në Ukrainë

Është bërë e ditur se ikonën e vjedhur ukrainase, që i ishte dhuruar ministrit të jashtëm rus, Sergei Llavrov, gjatë vizitës së tij në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik e kishte pranuar nga biznesmeni dhe miku i tij, Mile Radishiq.

Biznesmeni serb, Mile Radishiqit, e pranon që ikona i ishte dhënë nga “Miq rusë”, të cilët i kishin kërkuar që ketë ikonë t’ia dërgoj Millorad Dodikut, i cili pastaj do t’ia dhuroj ministrit të jashtëm rus, Sergei Llavrov.

Ikona e vjedhur e Shën Nikollës, është pronë e shtetit ukrainas dhe ishte vjedhur nga trupat ruse gjatë luftimeve në Luhansk të Ukrainë. Vlera monetare e ikonës së Shën Nikollës shkon mbi 10 milionë euro.

Dihet se të gjitha sulmet në rajonet ukrainase të Luhansk dhe Donetsk janë koordinuar dhe kryer nga struktura të inteligjencës ushtarake ruse. Shërbimet inteligjente ruse kanë pasur informacione paraprake për vepra arti të vlefshme dhe menjëherë pas okupimit të territoreve të caktuara, ato vepra të artit janë zhdukur pa gjurmë, siç është rasti edhe me ikonën e Shën Nikollës.

Për këtë arsye besohet që ikona e Shën Nikollës, ishte vjedhë nga pjesëtarë të inteligjencës ruse, të cilët edhe ja kishin dhënë biznesmenit serb, Mile Radishiq, me qëllim që pastaj Dodik t’ia dhuroj ministrit të jashtëm rus, Sergei Llavrov.

Lavrov me vajzën Ekatarina

Duke e ditur që vajza e Sergei Llavrov, Ekaterina Llavrova, drejton biznesin “Smart Art” që merret me ndërmjetësim në mes të artistëve dhe koleksionistëve, gjatë shit-blerjeve të veprave të artit, besojmë që plani i shërbimeve inteligjente ruse pë të cilin ishte në dijeni edhe presidenti rus, Putin, ka qenë që përmes kinse dhurimit nga Dodik, Llavrov të përfiton vepër arti me vlerë mbi 10 milionë dollarë, të cilën pastaj vajza e Llavrov do ta shiste me shumë lehtësi në tregun e veprave të artit.

Besohet që dhurimi i ikonës është bërë që Lavrov të ketë mbulesë për të arsyetuar vlerën milionëshe të patundshmërive të shumta që posedon.

Njëra nga vilat e ministrit Lavrov

Gazetarë hulumtues rusë disa herë ishin munduar të hulumtonin për patundshmëritë e ministrit të jashtëm, Llavrov, por për shkak që pronat e zyrtarëve të lartë rusë ruhen nga Shërbimi Inteligjent Rus (FSB), ata kishin arritur të siguronin dëshmi vetëm për dy vila që Lavrov i ka në posedim, e që vlera e tyre tejkalon vlerën e 8 milionë dollarëve.

Bazuar në llogaritë e të hyrave vjetore nga pagat të Llavrov dhe bashkëshortes së tij Marija, e që shkojnë deri në 4.5 milionë rubla ruse, për blerjen e dy vilave që vlejnë mbi 600 milionë rubla (mbi 8 milionë dollarë), atyre do të ju duhej të punonin më shumë se 100 vite.

Pos dyshimeve për dy vilat e Lavrov, nuk është e qartë edhe se si vajza e tyre Ekaterina, kishte arritur të blejë banesë në vlerë prej 3.3 milionë rubla (rreth 45 mijë dollarë), sa ishte studente dhe nuk kishte të hyra.

Pos blerjes së banesës, ka dyshime edhe se si e bija, Ekatarina, kishte arritur të bëjë pagesën e studimeve në Universitetin Kolumbia, përkatësisht studimet postdiplomike në Londër, kur dihet që vlera e studimeve në universitetet e lartcekura është bukur e lartë.