Bordi drejtues i Real Madridit ka vendosur për një strategji, me të cilën shpresojnë se ta sgiurojnë transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germaini në verën e vitit 2021.
Florentino Perez e ka bërë një plan të detajuar, i cili, nëse ka sukses, do ta sjellë Kylian Mbappen në Real Madrid gjatë verës së vitit 2021. Ardhja potenciale e 21-vjeçarit nga PSG-ja në Bernabeu është spekuluar që një kohë të gjatë, mirëpo drejtuesit e Los Blancos nuk duan të dorëzohen as tani, transmeton Gazeta Express.
Mbappes do t’i mbetet vetëm edhe një vit në kontratën e tij këtë verë dhe PSG-ja do të duhet ta shesë atë këtë verë nëse duan të përfitojnë para nga shitja e tij, ose ta lënë të largohet falas në verën e vitit 2022, kur i skadon kontrata.
Detyra e parë e Real Madridit do të jetë të sigurohet se është në kontakt jo të drejtpërdrejtë me rrethin e afërt të futbollistit, për ta bindur këtë të fundit të mos e rinovojë kontratën me PSG-në.
Nëse Mbappen nënshkruan kontratë të re në Parc des Princes, transferimi i tij do të bëhej financiarisht i pamundur për madrilenët. Mirëpo, nëse ai nuk nënshkruan, Real Madridi do të ketë mundësi ta nënshkruajë lojtarin.
Kjo është një strategji e ngjashme me atë që Real Madridi e kishte përdorur për t’i siguruar shërbimet e Eden Hazardit, i cili në fund u transferuar për rreth 100 milionë euro.
Në favorin e Real Madridit shkon edhe zënka e fundit e Mbappes me trajnerin Thomas Tuchel, e cila ndodhi gjatë fitores të së shtunës në Ligue 1 kundër Montpellier shkaku se francezit s’i pëlqeu vendimi i trajnerit për ta zëvendësuar.







