Zbulohet pazari për tri javë| Zv/ministri që u emërua u tërhoq nga gara për kryetar të LVV-së në Prishtinë

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka reaguar pas emërimit të Arbër Vokrrit si zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se tërheqja nga gara e Vokrrit për kryetar të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka ndodhur pas takimit që ka pasur me Kurtin.

“Kjo është fryma e Vetëvendosjes sot: e interesgjive, pazareve e pozitave”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Pazari zbulohet per 3 jave. Arber Vokrri eshte terheqe nga gara per kryetar te Prishtines, pas takimit me Kurtin ne zyren e tij, ku kryeministri i ka premtu poziten e zv.ministrit ne kembim te terheqjes nga gara. Kjo eshte fryma e Vetevendosjes sot: e interesgjive, pazareve e pozitave.