Zbulohet paga e sulmuesit të kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiut

Atdhe Nuhiu, sulmuesi 30 vjeçar i Kosovës dhe Sheffield Wednesday u eliminua mbrëmjen e kaluar nga Manchester City në Kupën FA.


Nuhiu, i lindur në Prishtinë me origjinë nga Presheva ka 7 vite që luan për skuadren angleze, që momentalisht është në Championship, kategorinë e dytë të garave në futbollin anglez.

Sipas “VitalFootball”, Atdhe Nuhiu ka një pagë fikse prej 13 mijë funtash në javë, që i bie afër 700 mijë funta në vit.

Sheffield Wednesday ndodhen në pozitën e 12 në ligë dhe nuk kanë shumë gjasa që të ngjiten në Premierligë.

Sulmuesi kosovar ka shënuar tri gola dhe ka dhënë 3 asistime në këtë sezon.