Gareth Southgate

Zbulohet objektivi kryesor i Man Utd për të zëvendësuar Ten Hag

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate thuhet se është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për të pasuar trajnerin aktual, Erik Ten Hag.

Manchester United po përgatitet ta largojë holandezin Ten Hag pas sezonit zhgënjyes 2023/24.

Drejtuesit e Djajve të Kuq tashmë janë lidhur me shumë emra trajnerësh, por njëri i ka kaluar të gjithë.

Sipas gazetës së besueshme franceze, Foot Mercato, Gareth Southgate tani është ‘objektivi prioritar’ i Djajve të Kuq për verën.

Bisedimet mes klubit dhe trajnerit të Anglisë ‘po shkojnë mirë’. Në fakt, një marrëveshje mes të gjitha palëve të përfshira pritet të arrihet ‘së shpejti’.

Kjo vjen si një goditje për Thomas Tuchel, i cili thuhet se është i interesuar për punën në Old Trafford mes largimit të tij të afërt nga Bayern Munich në fund të sezonit. /Telegrafi