Ylli Juventuesit
Zbulohet ”kontrata sekrete” e CR7 e nënshkruar nga ai dhe akuzuesja për përdhunim
Detaje tjera rreth kontratës sekrete të Cristiano Ronaldos lidhur me akuzat për përdhunim tashmë janë zbuluar.
Dokumentat e nënshkruara në vitin 2010, zbulojnë detajet e marrëveshjes në vlerë të 287 mijë funte, e cila detyronte një femër të mos e akuzonte portugezin për përdhunim.
Kathryn Mayorga, një 34-vjeçare, thotë se ish-sulmuesi i Manchester Unitedit e ka sulmuar atë në Palms Casino Resor në korrik të vitit 2009, derisa ai festonte kalimin në Real Madrid.
Sipas dokumenteve të publikuara në Der Spiegel, akuzuesja e Ronaldos ishte paguar brenda shtatë ditësh për të mos folur, transmeton IndeksOnline.
Gazeta në fjalë tutje shkruan se ”nuk ka arsye për të dyshuar në vërtetësinë e këtyre dokumenteve.
Mendohet se këto dokumente përmbajnë edhe një kopje të raportit policor të plotësuar vetëm disa orë pas aktit.
Kjo e përshkruan akuzuesen në fjalë duke qarë dhe duke refuzuar që ta tregojë emrin e sulmuesit të saj, duke thënë se figurë publike dhe sportist.
Ronaldo përdori një skuadër prej agjentëve, avokatësh dhe hetuesish privat – për ta paguar Mayorgan me një shumë prej 287 mijë funtesh në vitin 2010.
Por, tani ajo pohon se e ka nënshkruar këtë marrëveshje sepse ishte e frikësuar dhe tani avoktatët e saj kanë hapur procedurë ligjore ndaj Ronaldos.