Zbulohet çmimi i biletave për ndeshjen Kosova – Republika Çeke, bie nga sistemi platforma online e shitjes

Platforma online www.tiks.app, e cila e mundëson blerjen e biletave online të Përfaqësueses së Kosovës, ka rënë nga sistemi momentalisht.

Tifozët kosovarë mezi presin të dalin në shitje biletat online për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, e cila do të zhvillohet më 7 shtator.

Të dyja skuadrat do të përballen në kryeqytetin kosovar, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Mirëpo, vetëm pak orë pasi Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi për daljen në shitje të biletave në orët e pasdites së sotme, tifozët ia kanë mësyrë me të madhe uebfaqet që merret me shitjen e biletave, në pritje të daljes në shitje të tyre, pasi shtëpia e futbollit kosovar nuk njoftoi saktësisht se në cilën orë fillon shitja.

Prandaj, për momentin është e pamundur të kyçesh në platformën online, www.tiks.app.

Ndër të tjera, shtëpia e futbollit kosovar ka njoftuar se biletat pritet të kushtojnë 5 euro mbrapa golave, 10 dhe 15 euro në Lindje si dhe 20 euro në Perëndim, ndërsa biletat VIP do të kushtojnë 80 euro.