Bota e tenisit nuk ndalet së foluri për çiftin e ri të tenisit homoseksual. Fabien Reboul dhe Maxens Broville ‘dolën nga dollapi’ dhe tw dy u puthen me pasion!

Në rrjetin social Twitter është shfaqur një foto ku shihen Rebulin dhe Brovilin të përqafuar me plot pasion.

“Unë nuk u dashurova me ty, dashuria jote më bëri ta bëj atë”, transmeton Demokracia.com.

Fabien dhe Maxens do të ishin çifti i parë homoseksual në botën e tenisit dhe për momentin janë vetëm spekulime duke pasur parasysh se asnjëri prej tyre nuk ka dalë dhe nuk e ka konfirmuar këtë lajm, ose në fakt është thjesht një shaka.

Fabjen Rebul në garën teke nuk është as në 1000-shen e parë, kështu që aktualisht është tenisti i 1288-të në planet dhe pozicioni i tij më i mirë ishte 328.

Maxens Broville është 23 vjeç, në garën teke aktualisht është tenisti i 945-të në botë (pozicioni i tij më i mirë ishte i 836-ti) dhe në dyshe është i 872-ti në planet (pozicioni më i mirë në karrierë ishte i 829-ti).