Zbulohet biseda telefonike mes Hoxhajt e Limajt: “PDK njoftoi Nismën se nuk ka koalicion vetëm 1 orë para mbylljes së afatit”

Nënkryetari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka treguar detaje të reja të dështimit të koalicionit parazgjedhor PDK-Nisma.

Ai tha se PDK-ja vetëm një orë përpara mbylljes së afatit të koalicioneve, përmes një telefonate kontaktojë me kreun e Nismës, Fatmir Limajn dhe i urojë suksese sepse nuk do kenë koalicion parazgjedhor dhe se do të kontaktojnë përsëri pas zgjedhjeve, transmeton Ballkani.info.

Sherifi tha se marrëveshje ishte e mbyllur që disa kohë, dhe këtë Nisma e llogariste si punë të kryer, derisa krejt në fund kjo dështoi.

“Me përjashtim të takimeve jo zyrtare, me Hoxhajn kanë ndodhur dy takime zyrtare ku kam marrë pjesë edhe unë, në takimin e parë menjeherë pas arrestimeve, ka qenë një marreveshje e arritur paraprake. Për 15 minuta kemi arritur marrëveshje në parim, ku z.Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është shumë e interesuar për partneritet me Nismën, në formatin CSU-CDU në Gjermani, e lamë si punë të kryer, u dakorduam për një tjetër takim, ku do shënojmë detajet dhe kornizat e asaj marrëveshje, me qëllimin që qeveria të zgjasë s’paku dy vitet e ardhshme” tha Sherifi në RTK.

“Në takimin e dytë pamë një lëvizje nga qëndrimi i parë, kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kanë ardhur të dëgjojnë qëndrimet tona që më pas të marrin një vendim në kryesi, që krejt në fund të dalin në një ofertë pas 2-3 ditës. Ofertë kjo që nuk erdhi më”./Ballkani.info/