Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes së Teas dhe Beartit

Dy ditë më parë Bearti konfirmoi ndarjen nga Tea, pas shumë lajmeve që pushtuan mediat e rrjetet sociale ditët e fundit.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

“Prive” ka zbuluar se arsyeja që e çoi çiftin drejt ndarjes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.

Ata kanë qenë gjatë kësaj kohe një ndër çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale dhe s’kanë ngurruar të ndajnë me publikun foto e video nga momentet e tyre. Ish-konkurrentja ka treguar më herët se në njëfarë mënyre po jetonin bashkë, pasi s’ndaheshin asnjë sekond nga njëri-tjetri.

Por, së fundmi Tea dhe Bearti hoqën çdo foto me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale (përveç fotos së biznesit), si dhe nuk ndiqeshin më së bashku.