Lajmi që bëri më shumë bujë në mediat italiane dhe jo vetëm ka të bëjë me vendimin për t’i hequr shiritin e kapitenit Mauro Icardit dhe për t’ia dorëzuar Samir Handanovic.

Një vendim që ka lënë gojëhapur skuadrën, ndërsa është marrë pasi Marotta dhe Spalletti kanë biseduar gjatë.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport” dhe Gianluca di Marzio, motivi nuk lidhet me mungesën e rinovimit dhe pretendimet ekonomike të sulmuesit argjentinas, por fakti që ai nuk përfshihet në diskutimet e dhomave të zhveshjes. Asnjëherë nuk flet, nuk motivon shokët e ekipit dhe nuk merr përgjegjësitë në momente të vështira.

Jo vetëm kaq, por shpesh nuk mban qëndrim në daljet publike të së shoqes, Wanda Nara, në lidhje me ngjarjet e Interit.