Botërori i Klubeve nuk ishte kompeticioni më i bukur i mundshëm. Kritikat ishin të shumta, si për kushtet ku ndikonte shumë temperatura, po ashtu edhe për ndërprerjen e ndeshjeve dhe sfilitjen e lojtarëve.


Në anën tjetër, fitimet e arkëtuara nga klubet janë më të lartat ndonjëherë. Chelsea si fitues i trofeut, mori rreth 115 milionë dollarë në arkën e klubit.

PSG po ashtu kaloi 100 milionë dollarë, duke fituar 107 milionë.

Podiumi u mbyll me Realin, që arkëtoi 82.5 milionë dollarë. Auckland City mori shifrën më të ulët, pikërisht 4.6 milionë dollarë.

Shumat e përfituara:

114.6 milionë dollarë Chelsea

106.9 milionë dollarë PSG

82.5 milionë dollarë Real Madrid

60.8 milionë dollarë Fluminense

58.2 milionë dollarë Bayern Munich

52.3 milionë dollarë Borussia Dortmund

51.7 milionë dollarë Manchester City

39.8 milionë dollarë Palmeiras

36.8 milionë dollarë Inter

34.2 milionë dollarë Al Hilal

32.2 milionë dollarë Benfica

27.7 milionë dollarë Flamengo

26.7 milionë dollarë Botafogo

26.6 milionë dollarë Juventus

24.0 milionë dollarë Porto

21.4 milionë dollarë Atletico Madrid

21.1 milionë dollarë Inter Miami

21.1 milionë dollarë Monterrey

18.2 milionë dollarë River Plate

17.2 milionë dollarë Boca Juniors

15.8 milionë dollarë Salzburg

12.6 milionë dollarë Mamelodi Sundowns

11.6 milionë dollarë Al Ahli

11.6 milionë dollarë Al Ain

11.6 milionë dollarë Esperance Tunis

10.6 milionë dollarë Los Angeles

9.6 milionë dollarë Pachuka

9.6 milionë dollarë Seattle Sounders

9.6 milionë dollarë Ulsan

9.6 milionë dollarë Uidad

4.6 milionë dollarë Auckland City