Zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës

Zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës

Kosova fillimisht do të luajë në parakualifikime në muajin gusht ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe dhe nëse renditet e para, atëherë do të jetë në grup me Gjermaninë, Francën dhe Malin e Zi

Sot në Munih është hedhur shorti për kualifikimet e Eurobasket 2021.

Në këtë short, 32 kombëtare janë ndarë në tetë grupe me nga katër skuadra, duke përfshirë këtu edhe organizatorët, Republikën Çeke, Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Italinë.

Tri Përfaqësueset e para në grupe, do të kualifikohen tutje, me përjashtim të atyre grupeve, ku janë të vendosura shtetet mikpritëse. Nga ato grupe, do të kualifikohet shtetet mikpritëse dhe dy kombëtare tjera.

Kosova fillimisht do të luajë në parakualifikime në muajin gusht ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe (ndeshje vajtje-ardhje) dhe nëse renditet e para, atëherë do të jetë në grup me Gjermaninë, Francën dhe Malin e Zi.

Përveç vendasve (Gjermania) që e kanë të siguruar kualifikimin në raundin final, “Dardanët” për dy vende do të luftonin ndaj Francës dhe Malit të Zi.

Ndeshje kualifikuese për Eurobasket 2021, do të zhvillohen më 17-25 shkurt 2020, 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021.