Zbulohen kërkesat e FSHF-së dërguar qeverisë për rifillimin e kampionatit (Dokument)

Federata Shqiptare e Futbollit i ka idetë e qarta në lidhje me sezonin aktual të ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Panorama” ka arritur ta sigurojë kërkesat e rëndësishme të FSHF, që i ka kërkuar qeverisë për rifillimin e kampionatit futbollistik.

FSHF në letrën e dërguar qeverisë shqiptare, kërkon të krijohet një grup punë i përbashkët, për implementimin e protokollit të nisur më parë.

Në letrën e dërguar thuhet se protokolli është përgatitur pas konsultimeve me ekspertë të FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe, si dhe me stafin mjekësor të ekipit kombëtar.

Gjithashtu kanë shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të zbatuar me rigorozitet udhëzimet e ekspertëve.

45fc7503-8b01-459d-99cf-6dc2387e5da2