Zbulohen detajet nga marrëveshja për rikthimin e Wernerit te Leipzigu

Chelsea dhe Red Bull Leipzig kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit Timo Werner.

Sulmuesi gjerman po largohet nga Chelsea vetëm pas dy sezoneve, për t’u rikthyer sërish te klubi nga “Red Bull Arena”.

Gazetari gjerman nga “Sport1”, Patrick Berger, ka bërë të ditur se Chelsea do të fitojë 20 milionë euro nga shitja e Wernerit, teksa 10 milionë të tjera janë bonuse.

26-vjeçari do të udhëtojë sot drejt Gjermanisë dhe nesër do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, para se të nënshkruajë zyrtarisht me Leipzigun.