Zbulohen detaje rreth personit të fundit që vdiq mbrëmë nga koronavirusi, ishte nga kjo komunë dhe i përkiste kësaj moshe

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha, ka dhënë detaje për vdekjen e pacientit në Klinikën Infektive, i infektuar me koronavirus.

Vdekja e pacientit ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40, tha Ajazaj-Berisha gjatë një konference për media.

“Pacienti ishte 56-vjeçar nga Prishtina, përveç i infektuar edhe me koronavirus, ai vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese”, tha doktoresha.

Vdekja e 56-vjeçarit e ka çuar në 4 numrin e personave që humbën jetën nga Covid-19 në Kosovë.

Ajo shtoi se në Klinikën Infektive aktualisht po trajtohen 49 pacientë, 40 janë në gjendje stabile , 7 në oksigjenoterapi dhe dy pacientë me ventilim mekanik.

Gjatë konferencës u bë e ditur se sot lirohet nga klinika edhe pacienti i parë i hospitalizuar, që ishte diagnostifikuar me koronavirus.