Zbulohen detaje KEDS-i në ankth, i infektuari është punëtor i kësaj kompanie dhe kishte kontakte me shumë prej kolegëve

Në njoftimin nga IKSHPK-ja, mbrëmë kanë rezultuar pozitiv me ‘COVID-19’ 36 persona me nëntë raste nga komuna e Ferizajit.

Përmes një postimi ne facebook ‘Sindikalistet e Distrubacionit’ e konfirmuan se njëri nga të infektuarit ishte puntorë në KEDS, raporton ballkani.info 

“Kolegu në fjalë H.L, ka pasur kontakt me shumë kolegë tjerë të cilët frekuentojnë në të njëjtin objekt dhe tashmë kanë shqetësim edhe dhjetëra kolegë tjerë” u shprehën ata. /Ballkani.info/

 Postimi i plotë:
Dje, njëri nga kolegët në KEDS Ferizaj ka rezultuar POZITIV me Covid19.
Ky ishte shqetësimi ynë i kahershëm që do të ndodhë ajo që se kemi dëshiru asnjëri dhe kërkonim masa shtesë e të kujdesëshme për të qenë të sigurtë gjatë punës.
Kolegu në fjalë H.L, ka pasur kontakt me shumë kolegë tjerë të cilët frekuentojnë në të njëjtin objekt dhe tashmë kanë shqetësim edhe dhjetëra kolegë tjerë.
Si masë preventive dhe e domosdoshme duhet urgjetisht:
• Të lirohem të gjithë kolegët të cilët kanë pasur kontakt me të dhe që shprehin shqetësim e frikë.
• Të gjithë punëtorët në Ferizaj të pajisen me mjete të reja mbrojtëse (rroba, dorëza, maska, dezinfektues etj).
• Të Dezinfekohen të gjitha hapësirat e objekteve ku ka frekuntuar kolegu në fjalë.
• Të kontaktohen edhe konsumatorët ku kanë punuar gjatë ditëve të kaluara etj.
Kujdes PO, Panik JO!
Çofshi me shëndet të gjithë