Kupa e Italisë

Zbulohen datat zyrtare, ja kur do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja

Superkupa e Italisë do të luhet në Arabinë Saaudite në janar, në formatin e ri “final four”.

Lega Serie A ka zbuluar datat zyrtare, ku gjysmëfinalet Napoli-Fiorentina do të luhen më 18 janar dhe Inter-Lacio do të luhet më 19 janar. Ndërsa finalja do të luhet më 22 janar në orën 20:00.

23 milionë euro në total do u ndahen klubeve pjesëmarrëse, ndërkohë që 7 prej tyre do i shkojnë vetëm fituesit. Kushdo që fiton Superkupën e Italisë, do të marrë si “çmim” të mëtejshëm mundësinë për të luajtur një ndeshje miqësore në verë me një ekip saudit, me skuadrën dhe datat që do të përcaktohen pas përfundimit të kompeticionit.