Zbulohen çmimet e fanellave të reja të Kombëtares së Kosovës

Kompania nga Zvicra “Fourteen” e cila i prodhon edhe fanellat e Kombëtarës së Kosovës i ka bërë të ditura edhe çmimet e fanellave të reja që u prezantuan sot nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në faqen zyrtare të kësaj kompanie çmimet e fanellave shkojnë deri në 95 euro.

Këto do të përdoren nga “Dardanët” gjatë kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Por, këto do të vishen nga futbollistët e Bernard Challandes, edhe nesër gjatë miqësores me Lituaninë, e cila do të luhet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.