Zbret aeroplani i parë 5 muaj pasi kontinenti u izolua totalisht

Totalisht e izoluar nga bota për shkak të masave strikte ndaj përhapjes së koronavirusit, Australia po njeh përmirësim me pandeminë dhe kjo dëshmohet edhe nga fluturimi i parë me pasagjerë që ka zbritur në kontinent, 5 muaj pas mbylljes.

Bëhet fjalë për një avion të ardhur nga Sri Lanka dhe i mbërritur në Melbourne, qyteti i dytë më i madh australian. Pasagjerët janë të gjithë shtetas australian, sepse nga marsi qeveria australiane nuk lejon shtetas të huaj të hyjnë në territorin e saj.

Pasagjerët do të duhet të kalojnë karantinën në dhomën e tyre të hotelit të destinuar për karantimin. Në mars, infektimi i disa punonjësve të një prej hoteleve çoi në infektimin e rreth 20 mijë personave.   

Australia ka mbajtur deri më tani një bilanc të reduktuar të pandemisë, me më pak se 28 mijë të infektuar nga COVID-19 dhe 908 të vdekur.