Zbardhet e plotë vrasja në Tiranë, fëmijët lajmëruan dajën e tyre se viktima po zihej me gruan

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 42-vjeçarit Vladimir Zvezhda në lagjen “5 maji” në Tiranë, nga kunati i tij.

Sipas informacioneve për mediat, autori 34-vjeçar Klajdi Shundikishte ftuar motrën dhe kunatin e tij për Vitin e Ripër të festuar blerjen e një apartamenti të ri.

Pasi kanë pirë dhe janë dehur, viktima është konfliktuar me bashkëshorten e tij, që është edhe motra e 34-vjeçarit.

Më pas Shundi i ka kërkuar Zhvezhdës që të grindej në shtëpinë e tij, por të shkonte dhe të sqarohej në banesën e tyre.

Pasi ka dalë nga banesa e Shundit poshtë pallatit, sherri ka vijuar midis dy bashkëshortëve dhe fëmijët e tyre lajmëruan dajën e tyre që të zbriste poshtë.

Pasi janë përplasur fizikisht, 34-vjeçari e ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Ditën e sotme gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Klajdi Shundin i cili ka deklaruar se nuk mban mend se çfarë ka ndodhur pasi kaq qenë i dehur.