Avokatja në fjalë është arrestuar bashkë me një kolegun e saj, nën akuzën se po bashkëpunonin me organizatën kriminale që vepron brenda në burgun që ndodhet shqiptari.
Një 45-vjeçare greke, me profesion avokate, rezulton në një lidhje intime me një shtetas shqiptar që drejton mafian brenda burgut të Koridhalos në Greqi. Avokatja në fjalë është arrestuar bashkë me një kolegun e saj, nën akuzën se po bashkëpunonin me organizatën kriminale që vepron brenda në burgun që ndodhet shqiptari.
Ndërkohë, mediat greke raportojnë që lidhja e saj me shqiptarin është zbuluar nga përgjimet e hetuesve grekë. Gjatë përgjimeve, hetuesve u kanë rënë në sy bisedat e saj të shpeshta me shqiptarin që ndodhej brenda në burgun e Koridhalos, në Pire.
Avokatja: Mirëmëngjes vogëlushi im.
Shefi i mafias: Mirëmëngjes.
Avokatja: Nga zëri më dukesh shumë mirë.
Shefi i mafias: Shyqyr.
Avokatja: Të dua shumë dhe nuk dua të të humbas.
Shefi i mafias: Të të pyes diçka?
Avokatja: Po.
Shefi i mafias: Tek ajo dhoma ku shkojmë dhe rrimë… Nga prapa çfarë ka?
Avokatja: Dashuria ime, më në fund. Më në fund fillove të arsyetosh, falë Zotit. Prapa kurrizit tuaj është muri, për të dalë nga gjykata e kam fjalën. Kurse në krah jo, në krah janë disa dhoma dhe pastaj është dalja, drejt dhe pastaj majtas.
Shefi i mafias: Tek ajo dhoma e vogël…
Avokatja: Ngjitur, më afër janë edhe disa dhoma të vogla.
Në disa komunikime të tjera mes shqiptarit dhe avokatit të dytë të arrestuar, zbulohet se dikur shqiptari kishte urdhëruar vrasjen e tij para se të bëheshin bashkëpunëtorë.
Shefi i mafies: Të falënderoj për çka po bën për mua, por mua më mori në qafë ai.
Avokati Giorgo: Dëgjo, më telefono të hënën se ndoshta mund të mbledhim disa.
Shefi i mafies: Sikur babai dhe vëllai im të ishe, këto gjëra nuk do të ishin bërë, këto që po bën ti për mua. Dhe unë që dikur doja të të merrja jetën dhe ti që më ndihmon me shpirt. Ta kam për borxh.







