Zaniolo mbetet te Roma deri në vitin 2024

Roma blindon një nga xhevahirët e skuadrës së saj.

Nicolo Zaniolo ka zgjatur zyrtarisht marrëveshjen e tij me verdhekuqtë duke rinovuar deri në vitin 2024.

Në fakt Zaniolo ishte nën kontratë me Romën deri në vitin 2023 dhe e ka zgjatur me vetëm 1 sezon më tepër marrëveshjen e tij me verdhekuqtë, por klubi kryeqytetas e ka bërë këtë lëvizje për të larguar sirenat e merkatos në drejtim të mesfushorit të avancuar dhe në të njëjtën kohë i ka rritur ndjeshëm pagën lojtarit i cili nga kontrata fillestare me Romën paguhej vetëm 600 mijë euro në sezon.

loading…