Nuk ka asnjë ofertë nga Barcelona për Lautaro Martinez.

Konfirmimi vjen nga zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, i cili siguron se bashkëkombësi i tij 21-vjeçar është shumë i rëndësishëm për projektin zikaltër.

“Tek Interi nuk ka mbërritur asnjë ofertë për Lautaro Martinez. Shpresojmë që Lautaro të vazhdojë kështu. Për ne është një lojtarë shumë i rëndësishëm dhe ne e shohim me fanellën tonë. Jam shumë i kënaqur për të, sepse në sezonin e parë ka bërë mirë. Nuk është e lehtë për një 21-vjeçar që të tregojë personalitet”, përmbylli fjalët e tij ikona e Interit.