Zyrtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Arbër Zaimi i ka dalë në mbrojtje të marrtën mbrëma ish-kryeshefit tw KEK-ut, Nagip Krasniqi pasi ky e fundit e pranoi se po i qarkullon një video me përmbajtje për të rritur.
Zaimi e ka lartësuar figurën e Krasniqit. Ai ka thënë se Krasniqi po sulmohet padrejtësisht.
“Nagip Krasniqi është një zyrtar shembullor që shtetit të Kosovës i ka sjellë fitime e kriminelëve ua ka ndalur vjedhjen. Nagip Krasniqi, të cilit nuk mundën t’i vërtetojnë asnjë akuzë, po sulmohet ulët, padrejtësisht, në mënyrë çnjerëzore, nga ata që janë verbuar prej lakmisë.”, ka shkruar ai.
Ish-Kryeshefi i KEK, Nagip Krasniqi, ka bërë një reagim në Facebook, ku ka thënë se ditëve të fundit po qarkullon një video e tij +18, “me një minorene”. Ai ka kofmirmuar vetë ekzistencën e videove intime, por ka mohuar kategorikisht se peronsazh është një e mitur.
Ai ka pretenduar se kjo video ka rrjedhur nga Prokuroria Speciale e Policia e Kosovës.
“Paraprakisht nga burime të afërta me Prokurorë të Prokurorisë Speciale, më pas nga policë hetues, prej më shumë se 1 apo 2 muajve nga zytarë të partive opozitare dhe prej një kohe të gjatë prej pronarëve të disa portaleve është duke u apostrofuar emri im. Para tre ditësh njëri prej tyre veçse e paraqiti një rrëfim për “videon” intime të “një zyrtari të lartë”. Të njëjtët me paramendim e kanë shtuar përgjatë kohës edhe termin “minorene” apo “e mitur”. Të dashur miq, shokë e ish-kolegë, E kanë fjalën për mua”, ka shkruar Krasniqi.







