Zaev: Urgjentisht të zhbllokohet rruga evropiane, s’ka negociata për identitetin maqedonas

“Jemi në Bruksel që të porosisim se urgjentisht duhet të zhbllokohet rruga evropiane, por negociata për identitetin maqedonas nuk janë opsion”.

Kjo është porosia që e ka dërguar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Brukseli, në takimin me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasolli i shoqëruar me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Në vizitën në Bruksel gjatë ditëve kur pritet që ministrat e punëve të jashtme të shteteve-anëtare të BE-së, të diskutojnë për qasjen strategjike të Bashkimin ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka për qëllim që të dëgjohet porosia e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, se nuk do të negociohet me identitetin dhe nuk do të lejojnë që kjo temë të futet në tryezë për debat në emër të fillimit të negociatave me BE-në”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Zoran Zaev nga Brukseli, në takimin me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasolli i shoqëruar me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Në vizitën në Bruksel gjatë ditëve kur pritet që ministrat e punëve të jashtme të shteteve-anëtare të BE-së, të diskutojnë për qasjen strategjike të Bashkimin ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka për qëllim që të dëgjohet porosia e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, se nuk do të negociohet me identitetin dhe nuk do të lejojnë që kjo temë të futet në tryezë për debat në emër të fillimit të negociatave me BE-në”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut./TV21/