Zaev në takim me përfaqësues të Bankës Botërore: Vazhdon bashkëpunimi shumëvjeçar

Mbështetja afatgjate sistematike dhe analitike e Bankës Botërore në bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm me Republikën e Maqedonisë, ishte temë e takimit të sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me përfaqësuesit e Bankës Botërore, nënkryetari për Evropë dhe Azi Qendrore Siril Muler, drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder dhe Marko Mantovaneli drejtor i Bankës Botërore për Maqedoni.

Nga pres qendra qeveritare informojnë se diskutimi mbi zhvillimin e sferave të shumta në shoqëri kryesisht është fokusuar në përforcimin e një sërë mundësish për investime, si etapë zhvillimore kyçe që do të forcojë investimet e brendshme në ekonomi.

“Qëndrueshmëria e kapaciteteve tona është diçka për çka seriozisht duhet të përkushtohemi”, tha kryeministri Zaev gjatë takimit.

Ai, gjithashtu, theksoi se edhe rezultatet e vogla në lëvizjen ekonomike në Republikën e Maqedonisë janë shenjë e madhe për progres, por gjithashtu, Qeveria është e vetëdijshme mbi nevojën për përshpejtim paralel të reformave që do të eliminojnë pengesat për zhvillim të mëtejshëm të përshpejtuar në vend.

Njeriu i parë i delegacionit Siril Muler takimin e karakterizoi si shprehje e mbështetjes për politikë të qëndrueshme të buxhetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sepse, siç u tha, të dukshëm janë frytat dhe zhvillimi i rëndësishëm i potencialeve të vendit.

Duke i përmbledhur rezultatet nga bashkëpunimi mes Bankës Botërore dhe Republikës së Maqedonisë, Muler vlerësoi se mundi i përbashkët tashmë vjen në nivel ku shumë projekte bëhen realitet. Duke konfirmuar se ambicia reformuese e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është e njohur në botë, ai shprehu pritjet se bashkëpunimi i suksesshëm edhe në të ardhmen do të kontribuojë ndaj rezultateve pozitive në progresin e Republikës së Maqedonisë.