Zaev dhe Vuçiq takohen në fund të këtij muaji, do të flasin për “Mini Shengenin”

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev njoftoj sot se mund të takohet me presidentin serb, Aleksander Vuçiq në fund të këtij muaji, ose në fillim të tetorit.

Temë e takimit do të jetë projekti i “Mini Shengenit”.

“Ne jemi duke punuar shumë në heqjen administrative të barrierave, kryesisht në kufij, për një fluks më të shpejtë të mallrave dhe udhëtarëve. Unë besoj se në takimet e ardhshme do të kemi informacione nga pala serbe”, u shprehë Zaev.