Zach LaVine shënoi 39 pikë vetëm në pjesën e parë

Paraqitjet fantastike të Zach LaVine kanë vazhduar në ndeshjen e fundit.

LaVine shënoi 39 pikë në pjesën e parë, që është histori në vete. Ai e përfundoi duelin me plot 50 pikë në total, në humbjen 120:108 të Chicagos Bulls nga Atlanta Hawks.

Ai ishte i saktë 13 herë nga 19 tentime nga loja, përfshirë saktësinë e shtatë trepikëshave nga 9 gjuajtje për tri pikë, para fundit të pjesës së parë.

Në çerekun e dytë shënoi 25 pikë. LaVine i bashkohet Klay Thompsonit dhe Kobe Bryantit si të vetmit basketbollistë në 20 sezonet e fundit, që shënojnë të paktën 39 pikë në pjesën e parë.

LaVine njëherësh realizoi më së shumti pikë për Chicagon në pjesën e parë, që prej Michael Jordanit në vitin 1997.

26-vjeçari është në sezonin e katërt me Chicagon, ndërsa ka mesatare prej 27.1 pikëve të shënuara.