Ish-lojtari i Manchester Cityt,

Zabaleta: Guardiola nuk më la të shkoja në Romë

Ish-lojtari i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta, ka thënë se Pep Guardiola nuk e ka lejuar atë që t’i bashkohet Romës.

Guardiola mori detyrën te City në verën e vitit 2016 dhe e informoi Zabaletan që nuk do të shitet për shkak se është në planet e tij, transmeton Gazeta Express.

Argjentinasi qëndroi atë stinor në Manchester dhe pastaj u largua si lojtar i lirë në West Ham, dhe tani është në vitin e fundit të kontratë së tij me londinezët dhe ka thënë se dëshiron ta përjetojë futbollin italian.

“Isha shumë afër Romës në të kaluarën”, tha Zabaleta.

“Ata ma ofruan një kontratë trevjeçare dhe mendova se do të ishte një eksperiencë e mirë”.

“Pep Guardiola erdhi në atë vit dhe me tha se ka nevojë për mua, dhe në fund unë nuk iu bashkova Romës”.

“Është një vendim që e mora me zemër edhe pse gjithmonë kam dashur të luaj në Itali ndonjëherë”.