Yuri Kim takohet me zyrtarë të KPK: Mbështesim dhe insistojmë për pavarësinë dhe integritetin e institucionit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me zyrtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja me anë të një reagimi në Twitter ku shpreh mbështjetjen  dhe insistimin e  SHBA për pavarësinë dhe integritetin e KPK

‘Pata një takim të sinqertë me përfaqësues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

I falënderova për punën e tyre vitin e kaluar, e cili vazhdoi pavarësisht Covid. E mbështesim fuqimisht dhe insistojmë për pavarësinë dhe integritetin e KPK.’- shkruan ambasadorja në Twitter.