Ymeri dënon sulmin ndaj ekipit të T7: Kjo parti ka dhunuar çdo institucion të vendit tash e sa vite

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të T7 nga rojet e Kadri Veseliut, kreut të PDK-së.

Ky është manifestim brutal i logjikës antidemokratike të PDK-së, sipas Ymerit, derisa, tutje, ai ka shkruar se kjo është edhe partia që ka dhunuar institucionet e vendit tash e sa vite.

“Sulmi ndaj gazetarit të T7, Mirlind Behluli, nga truprojat e Kadri Veselit, është manifestim brutal i logjikës antidemokratike të PDK-së. Kjo parti që ka dhunuar çdo institucion të vendit tash e sa vite, sot ushtroi dhunë edhe ndaj një gazetari, që është goditje për gjitha mediat dhe tentim për të ngjallur frikë në mesin e tyre”, tha Ymeri.

Sipas tij, As PDK e askush tjetër nuk guxon të provojë të shtypë fjalën e lirë.

“Rasti ndaj Mirlindit na obligon si shoqëri që ta ngrehim zërin e ta denoncojmë këtë logjikë, kurse institucionet përgjegjëse duhet ta hetojnë rastin dhe ta dënojnë këtë veprim”, përfundoi Ymeri.

loading…