“Cikli im në Kroaci ka përfunduar”.
Janë këto fjalët e Dani Olmo, fantazistit spanjoll i cili kërkon të ndryshojë ambient në merkaton e janarit për të provuar një tjetër eksperiencë.
21-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2021 me Dinamo Zagrebin të cilëve ua bën të qartë që dëshiron të largohet sa më parë ndërsa klubi synon të arkëtojë sa më shumë prej tij, plot 40 milionë euro.
Pretendimet e larta të drejtuesve penguan largimin e fantazistit në verë dhe situata është po njësoj ku Atletico Madrid, Manchester City, Atalanta e Sevilla ndjekin lojtarin por nuk kanë ndërmend të ofrojnë 40 milionë euro.







