Ylli shkruan histori, fiton titullin e parë të kampionit

Golden Eagle Ylli ka shkruar histori në basketbollin kosovar. Skuadra nga Suhareka të martën mbrëma ka siguruar titullin e parë të kampionit. Ylli fitoi 3:0 në serinë finale ndaj Pejës. Fitoren e tretë e arriti të martën në Pejë.

Fal finishit më të suksesshëm, Ylli fitoi ndaj Pejës me shifrat 70:67.

Pejanët humbën disa sulme rresht në fund për t’i mundësuar Yllit festën e madhe.