Ylli përforcohet zyrtarisht edhe me një basketbollist amerikan

Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.

Bëhet fjalë për basketbollistin amerikan, Jay Threatt. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi suharekas nëpërmjet faqes zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Threatt së fundmi ishte pjesë e ekipit polak Wilki Morskie, ndërsa më parë karrierë ka bërë edhe në disa vende të tjera evropiane.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin Jay Threatt i cili ka përvoj të madhe në liga më të larta si Francë, Lituani, Greqi, Poloni ku së fundmi ai ka qenë pjesë e ekipit Wilki Morskie Szczecin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Golden Eagle Ylli si kampion në fuqi i Kosovës nuk e ka nisur mirë edicionin e ri për mbrojtjen e titullit, duke pësuar në tri ndeshjet e para./Demokracia.com/