Basketboll

Ylli për tu rikthyer në finale, Peja kërkon ndeshjen e pestë – Spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte për kualifikim në finalen e ‘Play-Off’ në Superligës së Kosovës në basketboll.

Therandasit po fitojnë 2:1 në serinë gjysmëfinale dhe i nevojitet edhe një fitore për kualifikim, kurse pejanët duhet të fitojnë sonte mbrëma dhe në sfidën e ardhshme, për tu gjendur sërish në finale.

Në takimin e parë fituan therandasit 84:87, ashtu si edhe në ndeshjen e dytë, 92:86, derisa në ndeshjen e tretë në Gjakovë, fituan pejanët 98:86.

Ky është një duel mes kampionit aktual dhe ish-kampionit.

Trepça është kualifikuar në finale, pasi eliminoi Sigal Prishtinën në gjysmëfinale 3:0.

Gjysmëfinalja 4

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli – Peja.