Ylli i Tottenham e përjeton rëndë eliminimin, shkon në tribuna për t’u përleshur me tifozët VIDEO

Tottenham u befasua në fazën 1/8 të FA Cup, duke u eliminuar nga Norwich – të cilët kaluan në çerekfinale.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baras 1:1, ndërkohë pas goditjes së penalltive triumfoi skuadra e cila renditet e fundit në tabelën e Premierligës.

Yjet e Tottenham nuk e ka përjetuar aspak mirë eliminimin – veçanërisht Eric Dier.

Mesfushori anglez pas ndeshjes u përfshi në një incident me tifozët në stadium, derisa arsyet nuk dihen ende – por ai u ngjit në pjesën ku ishin të pranishëm tifozët për të qeruar hesapet.

Shihni pamjet më poshtë: