Izair Emini nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Dritës për sezonin e ri.

Pas një viti ai i ka dhënë fund bashkëpunimit me gjilanasit, me të cilët fitoj Superligën e Kosovës këtë vit.

Lajmin për largimin nga ‘bardhekaltërit’ e ka konfirmuar vet futbollisti, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e marrë.