Francesco e lartëson atë, Roma e “përqafon”, ndërsa tifozët verdhekuq janë ndarë tashmë në qëndrime: t’ia japin apo jo “10” e Tottit.

Nicolò Zaniolo është njeriu i momentit në Serie A, sepse po tregon potencialin e një lojtari të madh. Dopieta e fitores ndaj Portos në Ligën e Kampionëve është vetëm prova e fundit e 19-vjeçarit, që po i “çmend” të gjithë me paraqitjen te Roma.

Duke përfshirë edhe nënën e tij, Francesca Kosta, romaniste dhe tifozja e parë e Nicolos. Popullariteti që Zaniolo ka marrë në këto muajt e parë te Roma ka ndikuar në masë të barabartë edhe tek mamaja e tij, që tani po bëhet një yll i internetit.

Vetëm kjo, ndoshta e ka shqetësuar Zaniolon, i cili, sipas asaj që shkroi “Corriere della Sera”, i ka dërguar një qortim nënës: “Ndalo nënë, çfarë po bën kështu me gojën? Je 40 vjeçe!” Kërkesa e të riut verdhekuq lidhet me fotot e publikuara nga Francesca në Instagram.